None
SQ
Aksident trafiku në Shkup, lëndohen dy persona
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Bashkim Iljazi', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Shkup, në të cilën janë lënduar dy persona.Më 02.08.2026, rreth orës 15:40, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bul. „Goce Dellçev“ dhe rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.B. (62) nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve „Volksvagen Sharan“ me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga M.J. (41) nga Shkupi.Në aksident, S.R. (38) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa D.R. (40) nga Shkupi ka pësuar lëndime trupore, të dy ishin bashkudhëtarë në automjetin „Volksvagen Sharan“, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum i Ohrit“.Një ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë hetim në vendin e ngjarjes", thonë nga MPB./Telegrafi/