None
SQ
Muhaxheri njofton për kombibusët e rinj: “Do të lehtësojnë aktivitetet arsimore dhe sportive”
['Kemajl Berisha', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Agnesa Saraçi', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ka njoftuar se sot kanë arritur kombibusët e parë të dedikuar për nevojat e Drejtorisë së Arsimit.Sipas Muhaxherit, ky investim synon të lehtësojë organizimin dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme arsimore dhe sportive për nxënësit e shkollave.Ai ka theksuar se kombibusët do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin e arsimit dhe sportit.Investimi pritet t’u krijojë shkollave mundësi më të mira për organizimin e aktiviteteve dhe transportin e nxënësve gjatë angazhimeve të ndryshme. /Telegrafi/