Pasi për të enjten është caktuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në një takim liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend, me synimin për të arritur një konsensus për formimin e institucioneve. Megjithatë nga Aleanca për Telegrafin kanë bërë të ditur se nuk e shohin të arsyeshëm pjesëmarrjen në një takim të tillë. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini përmes një letre drejtuar Kurtit, ka rikujtuar se qëndrimi i Aleancës është bërë i qartë që në përgjigjen e datës 9 korrik 2026. Ai thekson se Aleanca ka paraqitur gjashtë pika që i konsideron me interes jetik për vendin, por se deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje, as direkte e as indirekte. "Duke qenë se nuk kemi marrë asnjë përgjigje për këto propozime, Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format", ka deklaruar Gjini në letrën e tij drejtuar Kurtit.