Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar për KosovaPress, se tashmë ftesat drejtuar partive politike për takimet e radhës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë adresuar. “Së pari siç e dini, tashmë ftesat drejtuar partive politike për takime të radhës janë adresuar te të njëjtat. Pra kryeministri Kurti në vazhdimësi ka bërë përpjekje që të ketë takime në raport me arritjen e një marrëveshje për çështjen e presidentit. “Unë nuk ndërhyj në çështjet e zhvillimeve të brendshme të partive politike, nuk më takon mua që t'i komentoj ato. Prandaj është e rëndësishme që të ketë edhe veprime konstruktive, edhe përgjegjësi, edhe seriozitet në këtë aspekt”, tha Haxhiu për KosovaPress.