None
SQ
PDK i thotë "Jo" takimit me Kurtin: Qëndrojmë në opozitë
['Kemajl Berisha', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Elfije Boletini', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Në prag të seancës së së enjtes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve të reja.Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për Telegrafin ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e takimit.PDK ka refuzuar pjesëmarrjen duke përsëritur qëndrimin se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.Kryetari i partisë, Bedri Hamza, në përgjigjen e tij ka thënë se pret që Vetëvendosje, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend, të arrijnë marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti, duke konfirmuar qëndrimin e saj politik për këtë proces.