None
SQ
Real Madridi përballet me pengesë të papritur – gjithçka brenda betejës ligjore për Diomanden që po vonon marrëveshjen
['Kemajl Berisha', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Lavdim Pireva', 'Vjola Cuci', 'Edonis Bytyqi', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Si pasojë, Real Madridi mund të detyrohet të negociojë edhe me Maxidel, të presë një marrëveshje mes dy agjencive ose të shpresojë që FIFA të mos ndërhyjë në procesin e regjistrimit të lojtarit derisa të zgjidhet konflikti.
Më pas Diomande firmosi me Roc Nation, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar.
- YouTube www.youtube.comReal Madridi pret zhvillimetReal Madridi po ndjek me kujdes zhvillimet, pasi klubi zakonisht ruan 50 për qind të të ardhurave nga të drejtat e imazhit të futbollistëve dhe dëshiron që kjo çështje të jetë plotësisht e qartë para finalizimit të marrëveshjes.
Megjithatë, sipas MARCA-s, konflikti mes agjencive nuk pritet ta pengojë FIFA-n të regjistrojë lojtarin sapo Real Madridi dhe RB Leipzig të arrijnë marrëveshjen përfundimtare ekonomike.
Ndërkohë, Diomande vazhdon të qëndrojë jashtë aktiviteteve parasezonale të Leipzigut, në pritje që transferimi i tij te Real Madridi të marrë dritën jeshile.