None
SQ
Sveçla jep detaje nga Zubin Potoku: Janë gjetur katër trupa në varrezën e re masive
['Kemajl Berisha', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Jabukë, lokacion ky tjetër në të cilin është zbuluar një varrezë masive në komunën e Zubin Potokut, ka bërë të ditur se deri më tani janë gjetur të paktën katër trupa.
Deri tash janë zbuluar të paktën 4 trupa, të cilët pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë qereçi”, tha Sveçla para mediave.
Në deklaratën e tij, Sveçla akuzoi Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe tha se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për fshehjen e tyre.
Tutje Sveçla ka treguar se lartësia ku janë gjetur varreza e parë dhe varreza e dytë është diku 900 metra.
“Është e njëjta luginë e përroit, gjë që bën për të dëshmuar që kemi të bëjmë me të njëjtin grup.