None
SQ
Kurti e Abdixhiku takohen nesër në Kuvend, LDK pranon ftesën
['Kemajl Berisha', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Muhamet Hajrullahu', 'Elfije Boletini', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pranuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim për diskutimin e formimit të institucioneve të reja.Takimi është planifikuar të mbahet nesër në orën 18:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.Ftesa e Kurtit erdhi në prag të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje mes partive për funksionalizimin e institucioneve.Ndërkohë, PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takim.Ato kanë përsëritur qëndrimin e tyre se do të qëndrojnë në opozitë.