E quaj fat për Çamërinë, për Vlorën dhe Shqipërinë, që ka në gjirin e intelektualëve me dritë kombëtare edhe një bijë çame të devotshme si Samanta. Si bibliograf më vjen mirëb që të shprehem se S. Ademaj është një studiuese serioze e një teme të vështirë, të dhembshme, dinjitoze për historinë që nuk harrohet. Monografia, ndërtuar me 5 kre, ka një aparat bibliografik të pasur, me autorë shqiptarë dhe të huaj. Secili nga ne, jo vetëm bijtë e bijat e Çamërisë, të bëjmë atë që mundim, atë që duhet, ashtu si duhet dhe kur duhet. Për Çamërinë si psikologji sociale, mendoj se vlen të organizohet edhe një konferencë shkencore ndërkombëtare dhe ç’ jehonë të bukur, të mirë e të dobishme do të ketë.