None
SV
Alonso mirëpret rikthimin e Mudryk te Chelsea pas pezullimit për doping
[]
Futboll - Bota Sot
Anësori ukrainas ishte pezulluar për 4 vite pasi dështoi në një test dopingu në vitin 2024, ku u zbulua prania e meldoniumit në përqendrim të ulët.
"Jemi të lumtur, sidomos për të, sepse nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka kaluar gjatë kësaj kohe.
Duam që ai të ndihet pjesë e ekipit, sepse nuk e ka pasur këtë për shumë kohë," - tha Alonso në Sydney.
Mudryk do t'i bashkohet Chelseat për fazën e dytë të para-sezonit në Hong Kong, ku blutë luajnë ndaj Juventusit të mërkurën, pas humbjes 2-1 ndaj Tottenhamit në Sydney.
25-vjeçari, i blerë nga Shakhtar Donetsk për 62 milionë funte në vitin 2023, nuk ka luajtur që nga nëntori i vitit 2024.