None
SL
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore
[]
Lajme - Bota Sot
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkolloreMbi 123 mijë prindër dhe kujdestarë ligjorë kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.
Ministria e Arsimit ka përsëritur thirrjen drejtuar prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, të aplikojnë sa me shpejt për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.
Deri sot, kanë aplikuar mbi 123 mijë prindër dhe kujdestarë ligjorë për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.
Tutje, Kadriu foli edhe buxhetin që pritet të ndahet për nxënësit për këtë vit shkollor, për çka tha se ende nuk është caktuar shuma, pasi janë në fazën e analizimit të teksteve që nxënësit duhet të blejnë.
Konsiderojmë që edhe shuma që do të ndahet, duhet të jetë e përshtatshme me numrin e teksteve që do të ketë secili nxënës , pra që mos të ketë më pak mjete se sa që ka tekste mësimore.