Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se, gjatë periudhës 16 prill – 3 gusht 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 99 raste të konfirmuara me fruth. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të rejaSipas shpërndarjes sipas komunave, numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë me 33 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 25 raste, Ferizaj me 12 raste dhe Kaçaniku me 7 raste. Nga tri (3) raste janë raportuar në Drenas, Lipjan dhe Obiliq, ndërsa nga dy (2) raste në Gjilan, Skenderaj, Shtime dhe Vushtrri. Ndërsa në periudhën 2021–2024 janë regjistruar gjithsej vetëm tre (3) raste me fruth, të cilat kanë qenë raste të importuara. Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.