None
SQ
SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur
[]
Shqipëria - Bota Sot
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për një prej çështjeve që lidhen me veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, i akuzuar për trafikim të paligjshëm emigrantësh dhe falsifikim dokumentesh.
Gjykata pushoi ndërkohë akuzën ndaj tij për “Falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, duke vlerësuar se ndjekja penale për këtë vepër nuk duhej të vazhdonte.
Pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të uljes me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, Ademaj u dënua përfundimisht me 7 vjet e 4 muaj burg, dënim që do të vuhet në një institucion të sigurisë së lartë.
Fajtor u shpall edhe Ylli Brahimaj për veprat penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.
Vendimi i GJKKO-së përfshin edhe të pandehurit e tjerë të dosjes, ndërsa gjykata ka dhënë masat përkatëse për secilin prej tyre sipas akuzave dhe rolit të tyre në grupin e strukturuar kriminal.