BDI nëpërmes një kumtese ka akuzuar VLEN-in se në çdo premtim që u dha qytetarëve shqiptarë, veproi në drejtimin e kundërt. "VLEN-i gjatë zgjedhjeve premtoi se edhe po t’i mungonte vetëm një votë për fitore, nuk do të bëhej pjesë e qeverisë. Madje premtoi se do të tërhiqej nga politika! Si humbës zgjedhor, VLEN-i hyri në qeveri dhe pothuaj se në çdo premtim që u dha qytetarëve shqiptarë, veproi në drejtimin e kundërt. Nga premtimet për dinjitet e përfaqësim, përfundoi duke u shndërruar në një instrument të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe të politikave që favorizojnë ndikimin e të të ashtuquajturës “botë serbe”.