Me nisma sikur Panairi i Grave Ndërmarrëse, me mbështetje të drejtpërdrejtë që ministria e bën për bizneset e grave, promovimin dhe ngritjen e vetëdijes te të gjithë qytetarët për rëndësinë e blerjes së produkteve vendore, synohet që të fuqizojmë ekonominë e vendit. “Qeveria e Republikës së Kosovës intensivisht gjatë mandatit të kaluar ka punuar në fuqizimin ekonomik të grave. Thënë këtë, prapë numri total i grave në tregun e punës nuk është aty ku duam ta kemi. Ministrja në detyrë premtoi se do të vazhdojnë të krijojnë kushte më të mira për gratë në biznes. Ajo tregoi dhe se si ishte fillimi i një biznesi në vitin 2010 dhe se si i ndihmoi pjesëmarrja në panaire.