Në thrillerin e ri kriminal The Get Out , fituesi i çmimit Oscar, Russell Crowe, sjell një personazh shqiptar në qendër të një historie ku e kaluara kriminale, tradhtia dhe dëshira për të nisur një jetë të re përplasen në mënyrë të pamëshirshme. Crowe interpreton Manco Kapak, një shqiptar që ka ndërtuar jetën e tij në Los Angeles, ku drejton një klub nate të suksesshëm. Kur Manco vendos të largohet nga një jetë e tillë dhe të nisë një kapitull të ri, gjithçka merr një kthesë të papritur. Një grabitje, kërcënimet e karteleve dhe një blerës misterioz e rikthejnë atë në një botë nga e cila mendonte se kishte shpëtuar. Për publikun shqiptar, filmi merr një dimension të veçantë me Russell Crowe në rolin e një personazhi shqiptar – një figurë komplekse, karizmatike dhe e rrezikshme, e cila gjendet në qendër të një rrjeti ku çdo vendim mund të ketë pasoja fatale.