None
SQ
Hailey Bieber mahnit me bikini rozë gjatë pushimeve verore me Justin Bieber
['Kemajl Berisha', 'Egzona Shigjeqi', 'Lavdi Rexhepi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e saj verore, duke tërhequr vëmendjen me fotografi ku shfaqet me bikini rozë pranë detit.
Edhe pse nuk zbuloi vendndodhjen, mediat ndërkombëtare raportojnë se peizazhi i ngjan bregdetit italian, aty ku marka e saj pritet të organizojë një aktivitet promocional gjatë këtij muaji, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Justin Bieber, publikoi fotografi nga pushimet e tij në pronën buzë liqenit Puslinch në Ontario të Kanadasë.
Në imazhe, këngëtari shihet duke lundruar me varkë, duke luajtur pingpong dhe duke kaluar kohë me Haileyn, me të cilën zhvilloi edhe një ndeshje golfi.
Çifti do të festojë përvjetorin e tetë të martesës më 13 shtator, ndërsa më herët, më 22 gusht, do të kremtojë ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues Bieber.