None
SQ
Banorët e Arbanës në Prizren kërkojnë më shumë ndriçim, hapësira të gjelbra dhe siguri në rrugë
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Agnesa Saraçi', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Gjatë takimeve me banorët e rrugëve “Ismet Gashi”, “Afrim Bytyqi”, “Ismail Qemali” dhe zonave përreth, është përdorur edhe një hartë e lagjes, përmes së cilës qytetarët kanë identifikuar problemet dhe kanë dhënë propozimet e tyre.
Ndër kërkesat kryesore të banorëve janë mungesa e ndriçimit publik, shportave për mbeturina, shtigjeve për biçikleta dhe këndeve të lojërave për fëmijë.
Ata kanë kërkuar gjithashtu më shumë hapësira rekreative, sipërfaqe të gjelbëruara, mbjellje të pemëve dhe vendosje të ulëseve publike.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët është prania e qenve endacakë, për të cilën kanë kërkuar angazhim institucional.
Aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, të zbatuar nga EC Ma Ndryshe, me mbështetje të BMZ-së dhe SECO-s, përmes GIZ Kosova.