None
SQ
Sferka e Klinës mbetet pa ujë pas një defekti në rezervuar
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Driton Gajraku', 'Agnesa Saraçi', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
Banorët e fshatit Sferkë kanë ngritur shqetësimin për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi rezervuari i ujit ka pësuar një defekt.Sipas banorëve, prishja e rezervuarit ka bërë që i gjithë fshati të mbetet pa furnizim me ujë, duke u shkaktuar vështirësi në përmbushjen e nevojave të përditshme.Ata kanë kërkuar nga ekipet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për identifikimin dhe sanimin e defektit, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në kohën më të shkurtër të mundshme.Banorët shpresojnë që problemi të zgjidhet urgjentisht dhe që furnizimi të normalizohet sa më parë. /Telegrafi/