None
IT
MSH: Situata në Gostivar mbetet stabile, nuk ka raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor
[]
Gostivari - Bota Sot
Ministria e Shëndetësisë sot njofton opinionin se situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile dhe po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore.
"Gjatë 2 gushtit janë regjistruar gjithsej 84 kontrolle të para, që është për 27 më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur ishin evidentuar 57 kontrolle.
Sa u përket etheve të Nilit Perëndimor, në Institutin e Shëndetit Publik nuk kanë arritur raste të reja të konfirmuara laboratorikisht.
Gjithashtu, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk ka pacientë të rinj të pranuar me dyshime për ethet e Nilit Perëndimor", thuhet në njoftimin e MSH-së.
Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se në koordinim me institucionet kompetente, vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën dhe do ta informojë me kohë opinionin për të gjitha të dhënat e reja relevante.