Rexhepi ka thënë se në prill të vitit 2016 ishte caktuar në Njësinë e Krimeve Ekonomike, në një periudhë që e cilësoi si ndër më delikatet për sigurinë e Kosovës. Agim RexhepiSipas tij, ndryshimi në veri të Kosovës është i madh krahasuar me të kaluarën. Rexhepi ka përmendur edhe presionin që, sipas tij, qytetarët në veri të Kosovës e kanë përjetuar nga strukturat ilegale. Rexhepi ka thënë se do të vazhdonte të kontribuonte për sigurinë e vendit, duke e konsideruar këtë si një përgjegjësi kombëtare. Veriu nuk është për frikacakë – është për ata që shërbejnë me shpirt, jo me orar”, ka përfunduar Rexhepi.