None
FI
“Hapeni Bujanocin pa kushte”, mesazh i fortë nga Presheva për Tiranën
[]
Politika - Bota Sot
Shqipëria dhe Serbia kanë arritur një dakordësi në parim për zgjerimin e pranisë diplomatike në të dy vendet, përmes hapjes së zyrave konsullore në Bujanoc dhe në Shkodër.
Nga ana tjetër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë sqaroi se çështja mbetet ende në diskutim dhe se nuk ekziston një marrëveshje përfundimtare.
“Reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare.
Prania diplomatike, në vetvete, nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me politika të qarta, afatgjata dhe të koordinuara për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbia.
Nga Shqipëria Amë, presim mbështetje dhe veprime për hapjen edhe të një zyre ndërlidhëse në Tiranë, që është më se e domosdoshme.