Ndërsa obeziteti po kthehet në një nga sfidat më të mëdha shëndetësore të Europës, Shqipëria mbetet mes vendeve me normat më të ulëta në kontinent. Sipas të dhënave të Eurostat, 12.6% e popullsisë shqiptare mbi 18 vjeç klasifikohet si obeze, për vitin 2022, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit për Shqipërinë. Ky nivel është nën mesataren e Bashkimit Europian prej 16.3% dhe më i ulët se në shumicën e vendeve të rajonit. Në krye të renditjes qëndron Malta, ku më shumë se një në katër të rritur, ose 26.6% e popullsisë, klasifikohet si obeze. Të dhënat mblidhen për popullsinë mbi 18 vjeç dhe bazohen në Anketën Europiane të Shëndetit (EHIS) dhe statistikat e të ardhurave dhe kushteve të jetesës (EU-SILC)./Monitor