Ariana Grande ka vendosur të bëjë një pauzë nga paraqitjet publike pas përfundimit të turneut të saj “Eternal Sunshine”, duke hequr dorë edhe nga pjesëmarrja në një prodhim të ardhshëm teatror në Londër. Këngëtarja ishte planifikuar të interpretonte në muzikalin e Stephen Sondheim “Sunday in the Park with George”, që pritej të vihej në skenë në Barbican Centre në vitin 2027, së bashku me aktorin britanik Jonathan Bailey. I urojmë vetëm më të mirën”, u shpreh kompania prodhuese. Vendimi vjen pas një periudhe ku pamja fizike dhe shëndeti i Grandes kanë qenë shpesh objekt diskutimesh dhe spekulimesh publike. Përfaqësuesit e saj theksuan se këngëtarja dëshiron të përfundojë turneun “Eternal Sunshine” në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pas të marrë një pushim.