Situata nga zjarret në Evropë mbetet kritike, me Greqinë që po përballet me një nga vatrat më të rënda të kësaj vere. Zjarri arriti në vendbanimin Veniza dhe në një poligon ushtarak qitjeje, ku u aktivizuan edhe municione të pashpërthyera. Tharja e Danubit detyroi mbylljen e centralit të vetëm bërthamor të Hungarisë për herë të parë në më shumë se katër dekada. Serbi: Nivelet e Danubit ranë në kuotën më të ulët që nga viti 1985. Ministri i Energjisë konfirmoi se prodhimi ditor në hidrocentralin më të madh të vendit ka rënë në vetëm 20% të kapacitetit.