Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një 43-vjeçar dyshohet se vrau një motoçiklist, duke e ngatërruar me partnerin e ish-të dashurës së tij. Ai ishte ndalur vetëm për ta ndihmuar, pasi e kishte parë të humbur dhe në vështirësi. E ndalur në anë të rrugës dhe e shqetësuar, ajo u ndihmua nga një 36-vjeçar, i cili u ofrua ta shoqëronte deri në vendin e takimit. Ndërkohë, 43-vjeçari, i cili po priste mbërritjen e saj, u nis me makinë për ta kërkuar. Hetimet përjashtuan mundësinë e një aksidenti rrugor dhe çuan në arrestimin e 43-vjeçarit, i cili akuzohet për vrasje.