None
IT
“Serbia duhet të…”, Biserko flet rreth gërmimeve: Ende ka shumë varreza të cilat nuk janë zbuluar
[]
Aktuale - Bota Sot
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës.
“Ende ka shumë varreza të cilat nuk janë zbuluar, dhe të cilat janë treguese në masivitetin e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë, por po ashtu në Bosnje dhe Kroaci.
Dhe kështu kjo gjykatë pushoi së punuari dhe që të merret me efikasitet ndaj njerëzve të ndryshëm që kanë kryer krime.
Shumicës së këtyre njerëzve u janë shkatërruar dokumentet personale në mënyrë që të mos kenë dëshmi kur ata do të ktheheshin në Kosovë.
Sepse nëse hapen arkivat atëherë do të jetë lehtë identifikohen ata që ishin pjesë e krimeve në Kosovë dhe në pjesë të madhe në Kroaci”, deklaroi Biserko.