Tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një restorant të rrjetit “In-N-Out Burger” në jug të Idaho-s, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në një zonë të frekuentuar tregtare në qytetin Twin Falls, ku qindra persona ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes në momentin e të shtënave. Sipas autoriteteve lokale, policia që mbërriti në vendngjarje gjeti trupin e personit të dyshuar si autor të sulmit në një zonë pranë restorantit. Identitetet, moshat dhe të dhëna të tjera për viktimat nuk janë bërë ende publike, pasi autoritetet po punojnë për njoftimin e familjarëve. Policia vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.