None
ID
Shpërthen kamioni me eksploziv në Kolumbi, 14 të plagosur pranë një stacioni policie
[]
Bota - Bota Sot
Një shpërthim i fuqishëm i një kamioni të mbushur me eksploziv pranë një stacioni policor në qytetin Cucuta, afër kufirit me Venezuelën, ka plagosur 14 persona, vetëm pak ditë para marrjes së mandatit të presidentit të zgjedhur të Kolumbisë, Abelardo de la Espriella.
Qeveria në Bogota ka akuzuar Ushtrinë Nacionalçlirimtare (ELN), grupin më të madh gueril aktiv në vend, si përgjegjëse për sulmin.
Presidenti i zgjedhur, Abelardo de la Espriella, dënoi ashpër sulmin, duke e quajtur atë një “akt të tmerrshëm dhe të dhunshëm”.
De la Espriella ka premtuar se do të forcojë luftën kundër guerilëve dhe organizatave të trafikut të drogës, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe në bashkëpunim me Izraelin.
Ndërkohë, presidenti në largim Gustavo Petro ndodhet për vizitë në Kubë dhe deri më tani nuk ka reaguar publikisht për sulmin.