None
SV
Dinamos nuk i ndahen fituesit e Kupës
[]
Futboll - Bota Sot
Klubi letonez vjen në përballjen me Dinamon pas një sezoni pozitiv, ku siguroi Europën përmes Kupës së Letonisë.
Aktualisht ndodhet në zonën e sipërme të kampionatit dhe po zhvillon një edicion të mirë.
Ka shënuar 38 gola dhe ka pësuar 26, duke grumbulluar 43 pikë.
Letonezët kanë ndërtuar një skuadër të organizuar dhe në këtë sezon kanë treguar stabilitet më të madh në kampionat.
Skuadra letoneze eliminoi Steauan e Bukureshtit, një nga klubet me më shumë histori në Rumani, pas një paraqitjeje bindëse në të dyja ndeshjet.