Legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon, beson se Mancini është trajneri i duhur për të sjellë përmirësime. "Mancini është një taktik i mirë dhe sigurisht do të sjellë një hap përpara. Ish-portieri theksoi se problemet e futbollit italian janë shumë më të thella dhe nuk mund të zgjidhen vetëm me ndryshimin e trajnerit, madje as nëse në stol do të ishte Pep Guardiola, emri i të cilit u përmend gjatë kësaj vere. "Nëse do të vinte Guardiola, padyshim që do të ishte një përforcim i madh, sepse do të sillte energji dhe entuziazëm të ri për të gjithë ne që jemi të lidhur me futbollin italian. Megjithatë, duhet të jemi realistë – edhe me Pepin në stol, suksesi nuk do të ishte i garantuar.