None
SQ
Aksion në Tiranë dhe zonat përreth, arrestohen dy persona
[]
Shqipëria - Bota Sot
Policia ka zhvilluar kontrolle të befasishme në disa zona të Tiranës dhe në Fushë-Krujë, Bubq e Nikël, ku si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një armë e ftohtë dhe një automjet luksoz.
Kontrollet janë kryer nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.
Policia njofton se një shtetas është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Një tjetër person është arrestuar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë, konkretisht një shufër metalike.
Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e shkeljeve ligjore, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.