Nga fillimi i vitit e deri më tani janë 16 punëtorë që kanë vdekur në vendin e punës, e që 65.7 për qind e tyre kanë ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë. Derisa masat ndëshkuese ndaj punëdhënësve i bën Inspektorati Qendror i Punës, në raste se konstatohen shkelje në vendin e punës, përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se gjendja e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, është shqetësuese. Ademaj: Ka raste kur punëdhënësit kompensojnë palën e dëmtuar, nganjëherë kërkohet ndërmjetësimi i Gjykatës“Kemi raste për shembull kur vetë punëdhënësit, në raste të caktuara për shkak të vdekjes së punëtorit në punë, i kanë kompensuar në mënyrë vullnetare familjarët e tij. Gashi: Siguria në vendin e punës është shqetësuese“Për institucionet e caktuara, ne kemi vërejtur domethënë pjesa e sigurisë dhe shëndetit në punë është më shqetësuesja për momentin për neve, sepse janë vdekjet në vendin e punës që janë duke ndodhur. Azemi: Mos dënimi i rasteve paraprake, pronarët po inkurajohen mos jenë të përgjegjshëm“Dëshira jonë ishte me qenë në rend të parë që të mos kemi asnjë rast vdekje në vendin e punës, në rend të dytë po ashtu nuk jemi njerëz të interesuar që të dënojmë dikë.