“Prokurori Jack Smith e shpëtoi Dardaninë (Kosovën) nga ndarja, kur ish-pushteti i Dardanisë ishte në pajtim me këtë akt tradhtie. I tërë populli i Shqipërisë dhe i Dardanisë, konkretisht të gjithë shqiptarët, për ta penguar këtë tradhti dhe për të kërkuar dorëheqje, kanë edhe një arsye shtesë që ky të largohet. “Kryeministri serb në Tiranë, më i miri që nga koha e Nikolla Pashiqit, sipas vlerësimit të gazetarit të njohur gjerman të gazetës prestigjioze Frankfurter Allgemeine Zeitung, bëri bujë në shtypin botëror. A mos ndokush beson se një situatë kaq serioze shqiptare e gjithëkombëtare do të pranohet në heshtje? Shqipëria, shumë më mirë dhe me më shumë krenari, do të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare pa ty, i cili, për interesa karrieriste, është në gjendje të luajë me fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi.