None
SQ
“Djegia e teserave të PS akt i turpshëm”, Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale
[]
Bota Sot
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kundërshtive dhe protestave që kanë shoqëruar propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.
Rama shkruan në një postim në “X” se procesi ndodhet në fazën e konsultimit publik 60-ditor dhe se çdo palë ka të drejtë të shprehë qëndrimin e saj për ndryshimet e propozuara.
Ai u ndal edhe te rastet e kundërshtimeve nga disa socialistë, duke e cilësuar si “akt të turpshëm” djegien e teserave të PS, ndërsa shtoi se disa deputetë të partisë kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa e kuptuar plotësisht çështjen.
Një, sepse dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin.
Tre, sepse as në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti, por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë.