Detaje të reja kanë dalë në dritë për rastin e 38-vjeçares britanike Elizabeth Ross, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në zonën e Kypselit në Athinë. Hetuesit grekë po shqyrtojnë seriozisht mundësinë që ajo të jetë bërë viktimë e një personi të cilin po përpiqej ta ndihmonte. Britanikja, e përshkruar si një person thellësisht fetar, njihej nga të afërmit dhe miqtë e saj për dëshirën e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për përkushtimin ndaj kauzave sociale. Në një prej tyre thuhej se 38-vjeçarja “kishte nevojë për pak kohë për veten” dhe se “donte të qëndronte vetëm për një periudhë”. Hetimet vijojnë, ndërsa policia përpiqet të rindërtojë ditët e fundit të jetës së 38-vjeçares dhe të zbulojë se çfarë ndodhi para se ajo të gjendej e pajetë brenda valixhes.