None
FI
“Jo çdo mandat çon në koalicion” – Halilaj tregon çfarë duhet të ndodhë mes LDK-së dhe LVV-së
[]
Politika - Bota Sot
Sipas tij, një marrëveshje e tillë duhet të bazohet në vullnet politik, programe të përbashkëta dhe interesin shtetëror, me negociata transparente dhe të bazuara në parime.
“Rikonfirmimi i Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së është një zhvillim i rëndësishëm politik, pasi i jep atij legjitimitet të plotë për të udhëhequr partinë dhe për të marrë vendime strategjike në emër të saj.
Një vendim i tillë varet nga vullneti politik i të dy subjekteve, nga programet e tyre qeverisëse dhe mbi të gjitha nga interesi shtetëror.
Megjithatë, çdo negociatë duhet të ndërtohet mbi parime të qarta, transparencë dhe respekt të ndërsjellë, e jo vetëm mbi ndarjen e pushtetit”, tha ai.
Në të kundërt, nëse një koalicion do të kishte si qëllim vetëm sigurimin e numrave për qeverisje, pa një vizion të përbashkët, do të ishte i vështirë për t’u qëndruar në kohë.