Avokati Arianit Koci ka njoftuar se një tjetër shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe. Bazuar në deklarimin e vëllait të tij, Fejzullah Mustafës, autoritetet serbe kanë thënë se ndalimi lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar. Menjëherë pas njoftimit, kam filluar të angazhohem për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme juridike. Do të vazhdoj të ndërmarr të gjitha veprimet që janë në kompetencën dhe mundësitë e mia për të ndihmuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij rasti. Për aq sa kam mundësi, do të jem pranë qytetarëve tanë dhe do të angazhohem për t’u ofruar ndihmën e nevojshme.