Ajo tha se për vite me radhë nuk mundi ta denonconte, pasi e njihte vetëm me emrin e rremë “Daniel Goldberg”. Dokumentet e publikuara tregojnë se emri i Daniel Siad shfaqet në më shumë se 2 mijë dosje që lidhen me Epstein. Sipas tyre, ai rekrutonte vajza të reja nga vende të ndryshme të Europës dhe i dërgonte te Epstein, duke i dërguar fotografi dhe të dhëna personale me email. Disa gra të tjera kanë dëshmuar se Siad i bindi të udhëtonin në Nju Jork me premtimin për kontrata modelingu. Një tjetër grua deklaroi se Siad e prezantoi me Epstein në Paris në vitin 2013.