None
SV
Përzgjidhen vajzat që do të marrin pjesë në Kampin Nacional
[]
Basketboll - Bota Sot
Në ditën e parë të testimeve finale, të mbajtura në kuadër të Projektit për Identifikimin e Talenteve, janë zhvilluar testimet për vajzat dhe djemtë e grupmoshës deri në 13 vjet.
Pas përfundimit të testimeve për vajzat, është përzgjedhur edhe lista e basketbollisteve që do të jenë pjesë e Kampit Nacional.
Kampi Nacional 2026 do të mbahet nga 10 deri më 14 gusht në Kolegjin Loyola në Prizren, ku basketbollistet e përzgjedhura do të kenë mundësinë të punojnë me trajnerët e angazhuar nga FBK-ja në një program të dedikuar për zhvillimin e tyre.
Testimet finale vazhdojnë edhe nesër me djemtë, ndërsa pas përfundimit të tyre do të publikohet edhe lista e djemve që do të jenë pjesë e Kampit Nacional.
Lista e vajzave të përzgjedhura:Alfa KurteshiAnesa MemaAria AgushlloiBora BajramiDea HodajEma HaskajEnara AdiliEra PrekajËndrra ManxholliFjolla BytyqiHesna KerveshiKanina PozheguKlea SejdiuLea TahiriLuna KasapolliNatyra MuzliukajNea XhemajliReandra BajramiStina AliuSumeja RexhajTriera SykaTuana BerishaUarda BatushaVlabona Toqani