Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka përshëndetur vendimin e FIFA-s për të hequr dorë nga plani për përfshirjen e investitorëve privatë në të drejtat tregtare të organizatës, duke theksuar se zhvillimet e fundit kanë nxjerrë në pah nevojën për më shumë transparencë dhe qeverisje të mirë në futboll. “E mirëpres vendimin e fundit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të FIFA-s te investitorë privatë. Duka shprehu gjithashtu mbështetjen e plotë për qëndrimin e UEFA-s, duke bërë të ditur se do të bashkëpunojë me federatat e tjera kombëtare për të garantuar që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Në fund të reagimit, presidenti i FSHF-së theksoi rëndësinë e unitetit në futboll, duke vlerësuar rolin e UEFA-s në këtë proces. UEFA tregoi se, kur të gjithë aktorët e futbollit flasin me një zë dhe qëndrojnë të bashkuar, gjithmonë mund të gjendet rruga e duhur”, përfundoi Duka.