None
SQ
Kamberi: Serbia po i mohon krimet e kryera në Kosovë, kemi propozuar projekt-rezolutë për verifikimin e tyre
[]
Bota Sot
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se ka propozuar një projekt-rezolutë për verifikimin institucional të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës.
“Serbia në vazhdimësi po kultivon atë lloj kulture politike që mohon krimet e luftës, edhe në Kosovë edhe në ish-Jugosllavi.
Ajo që për mua është më e rëndësishme është mohimi që në vazhdimësi po u bëhet krimeve të luftës në Kosovë”, tha Shaip Kamberi.
Sipas Kamberit, projekt-rezoluta synon të hapë një debat institucional mbi përgjegjësinë për krimet e luftës dhe të sfidojë narrativen zyrtare në Serbi.
Kjo rezolutë është dorëzuar në maj të këtij viti dhe ende nuk ka hyrë në rend dite në parlamentin e Serbisë.