Dita e 63-të e rezistencës popullore mblodhi një masë të madhe qytetarësh shqiptarë në shesh, teksa iu bashkua edhe Diaspora në revoltën e deklaruar kombëtare. Aktivisti Arben Kola shpjegoi pse protestohet, duke theksuar se Diaspora nuk do e braktisë kurrë sheshin edhe nëse shqiptarët brenda atdheut nuk rezistojnë. Ata mund ta nënshtrojnë një pjesë të shqiptarëve brenda Atdheut, por jo ata jashtë atdheut. Shumë shqiptarë janë skeptikë, por të jeni të sigurt që do e rrëzojmë një ditë”, tha Kola. “Me shqiptarët e mërgatës dhe ata jashtë do e hedhin Ramën jo vetëm nga karrigia, por t’i shpallim edhe non grata, për tradhti të lartë ndaj atdheut”, u shpreh ai.