Një protestues nga Diaspora tha sot nga sheshi në ditën e 63-të se kryeministri Edi Rama ka bërë pakt me Vuçiç që kur erdhi në qeverisje dhe i futi thikën pas shpine Kosovës. “Gjëja më e bukur që ka ndodhur në Shqipëri deri më sot, për të rinj e të reja, për prindërit që vijnë këtu. Ky i futi thikën pas shpine Kosovës me marrëveshjen e tij me vëllanë e vet Vuçiç që në ditët e para të qeverisjes”, deklaroi ai. Kurse për kryeministrin pati mesazhin që të mos i prekte protestuesit, sepse në të kundërt duhet të kujtonte historinë e Çausheskut në Rumani. Na njohin mirë kush jemi, kam që nga 90ta që bëj protesta.