Megjithatë, një zyrtar i Hamasit e përshkroi marrëveshjen si draft, ndërsa zyrtarë amerikanë thanë se Izraeli nuk është i bindur se grupi militant palestinez do t’i dorëzojë armët. "Sot, Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gazë", tha Trump në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se çarmatimi do të bëhet me faza. "Ky është një hap i madh drejt një paqeje dhe sigurie të qëndrueshme", nënvizoi Trump. Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve të enjten se Izraeli është "shumë skeptik se Hamasi do të çarmatoset". "Kjo nuk është në të vërtetë një marrëveshje e bazuar te besimi", tha të enjten një zyrtar amerikan, duke e cilësuar atë si një "marrëveshje të bazuar në përmbushjen e kushteve".