Delegacioni i organizatës Albanians for America (AFA), i udhëhequr nga Gino Mulliqi, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë të cilit u diskutua për bashkëpunimin me diasporën shqiptaro-amerikane, zhvillimet në rajon dhe çështje me interes për kombin shqiptar. Ai vlerësoi qasjen e afërt të Presidentit me bashkatdhetarët dhe mesazhin e fuqishëm të mbështetjes që kjo vizitë përcolli për diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara. “Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin e Shqipërisë. Në këtë kuadër u trajtua edhe projekti i Zvërnecit, me ç'rast u theksua rëndësia që për vendimet për projekte të tilla të dëgjohet zëri qytetarë dhe i komunitetit të prekur. Mëtej u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.