Prej kur ne nisëm e u shpërndamë e dolëm jashtë vendlindjes, jashtë rrethit ku jemi rritur, shkolluar e punuar, prej kur lëshuam Kosovën, ne si shokë, si miq, si kolegë, si bashkëpunëtorë, po edhe si familje – më sikur nuk jemi të gjallë për njëri – tjetrin. Prandaj, them se, ne jemi gjallë vetëm sa për të ngrënë e për të pirë, e nuk jemi gjallë për njëri-tjetrin, sepse nuk mund ta gjejmë me ndlërrime vendbanimesh brenda e jashtë Kosovës, duke jetuar larg njëri –tjetrit, për çka nuk na mjafton as koha. Paslufta na largoi në distancë, ai iku në Prishtinë dhe ne mbetëm në periferi. Nuk e di sa kohë ka që nuk jemi parë, por janë ndoshta diku nja 20 vite pa u parë, sepse 14 vite jam në kurbet. E, kur lexova, siç thash më lart, për ndërrimin e jetës së Dr. Muharrem Avdiut, vetmevete mendova e thash, A JEMI TË GJALLË, kur, deri sa ne nuk takohemi me të gjallët, jemi si të vdekur, ani që marrim frymë ende.