None
IT
Danny DeVito dhe Rhea Perlman jetojnë të ndarë prej vitesh, por nuk planifikojnë të divorcohen
[]
Mediale Vip - Bota Sot
Edhe pse prej vitit 2017 nuk jetojnë më nën të njëjtën çati, aktorët e njohur Danny DeVito dhe Rhea Perlman nuk janë divorcuar kurrë zyrtarisht.
Në një intervistë për AARP, aktori 81-vjeçar tha se ai dhe ish-bashkëshortja vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë së njëri-tjetrit.
"Pavarësisht çfarë të ndodh në jetë, gjëja më e rëndësishme është të kesh familje dhe miq – njerëz të cilëve u beson, me të cilët mund të flasësh hapur dhe tek të cilët mund të mbështetesh.
Danny DeVito dhe Rhea Perlman ishin në lidhje për rreth dhjetë vjet përpara se të martoheshin në janar të vitit 1982.
I pyetur se cili është sekreti për të mbetur energjik, DeVito u përgjigj se nuk lidhet vetëm me ushqimin e shëndetshëm.