Trajneri i njohur Robert Garcia refuzoi të bëhej pjesë e një dokumentari të “Netflix” për Anthony Joshuan, duke deklaruar se “më mirë preferoj të hesht”. Ky bashkëpunim ndikoi që boksieri britanik të zhvillonte një paraqitje shumë më bindëse në revanshin e vitit 2022. Edhe pse humbi me vendim të ndarë të gjyqtarëve, britaniku tregoi një strategji më efikase dhe një performancë dukshëm të përmirësuar. Në një intervistë për “ProBox TV”, Garcia pranoi se dëshiron ta shohë duelin Joshua– Fury, por njëkohësisht shprehu shqetësimin për të ardhmen e ish-boksierit të tij. ‘Netflix’ po realizon një dokumentar për Joshuan dhe më ftuan të udhëtoja në Londër për të folur rreth muajve që kalova duke punuar me të.