Ditën e djeshme, mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj u zyrtarizua te klubi i Genoa-s nga Al-Ittihad. 22-vjeçari do të debutojë në Serie A, një nga 5 ligat më të mira në Europë e më gjerë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka adresaur mesazh tepër special mbrojtësit kuqezi. Talenti, puna dhe përkushtimi i futbollistëve tanë po shpërblehen në kampionatet më të forta të Europës. Jam i bindur se Mario do ta përfaqësojë me dinjitet futbollin shqiptar edhe në Serie A. Suksese në këtë aventurë të re, Mario!